2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Nesër në Prishtinë FSK mbledhë partnerët e saj në konferencën ‘FSK dhe partnerët 2023?

Nesër në Prishtinë FSK mbledhë partnerët e saj në konferencën vjetore ndërkombëtare ‘FSK dhe partnerët 2023?, që organizohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Kolonel i FSK-së, Sylejman Cakaj, tha se konferenca e nesërme ka disa objektiva dhe për të zgjeruar bashkëpunimin.

Ai tha se në këtë konferencë do të marrin pjesë 20 shtete, duke përfshirë edhe nga Kanadaja.

Në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...