5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Nesër nis Grand Slami i Parisit, pesë xhudistë nga Kosova synojnë medalje

Nesër, e shtunë, 01 shkurt 2025, ekipi i Kosovës do luftojë në tatami në njërën nga garat më të mëdha të vitit – Grand Slam Paris!

Ky event prestigjioz do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete e 4 kontinente, duke garantuar një spektakël të jashtëzakonshëm të xhudos.

Pesë xhudistë do të marrin pjesë në këtë event madhor, si: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg).

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerit Fatos Tabaku, gati për të dhënë më të mirën e tyre në Paris./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...