2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Nesër seancë e jashtëzakonshme për Rezolutën për mbështetje financiare të Policisë

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca. Njëra nga seancat do të jetë seancë do të jetë e jashtëzakonshme, e cila do të filloi në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës:  Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështjetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

​Kuvendi po ashtu duke filluar nga ora 13:00 do të mbajë seancë plenare. Këto janë pikat e rendit të ditës:

Rendi i ditës

1.  Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.  Pyetjet parlamentare,
4.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
5.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
6.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
7.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
8.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
9.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
10.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
11.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
12.  Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave,
13.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,
14.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
15.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,
16.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
17.  Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
18.  Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
19.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...