0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Shqipëri: Nesër seancë plenare dhe protestë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenare. Deputetët janë njoftuar për mbajtjen e seancës në ora 10:00.

Burime nga mbledhja e grupit, thanë se deputetët i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të tyre, nisur nga e marta e kaluar më 26 shkurt, kur opozita protestoi para Parlamentit duke sulmuar deputetët teksa futeshin në Kuvend.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës, i ka kërkuar opozitës jo parlamentare që të mos protestojë para Kuvendit, dhe të zgjedhë një vend tjetër më të përshtatshëm, pasi siç ndodhi më parë, u cenua siguria dhe rrezikohet jeta e deputetëve, po ashtu cenohet edhe mbarëvajtja e seancës plenare.

Megjithatë, PD është e palëkundur, dhe është shprehur se do të protestojë para Parlamentit sa herë që do të ketë seanca pasi e cilësojnë parlamentin ilegjitim.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...