16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Nesër varroset aktorja Margarita Xhepa, do të mbahen edhe homazhet

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa, pasi vuante nga një sëmundje e mushkërive.

E ndjera do të nderohet më 4 prill me homazhet që mbahen nga ora 10.00 deri në 13.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

E ndonëse pas mesditës do të përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit, Margarita Xhepa do të mbetet margaritari që do të çojë në këmbë edhe për shumë kohë gjithë publikun në teatër, por edhe në salla kinemaje.

Në karrierën e saj numëron më shumë se 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

Sipas A2CNN, Margarita Xhepa është një margaritar i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare largohet nga jeta. Por, thesari që lë pas në kulturë Margarita Xhepa është një pasuri kombëtare që e bën këtë zonjë të madhe të artit, një margaritar të kulturës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...