14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Nesër votimi në ambasada e konsullata, Elezi: Mund të votojnë vetëm votuesit e regjistruar

Më 8 shkurt, në 19 shtete të ndryshme të botës, 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për përgatitjet para fillimit të votimit në përfaqësi diplomatike.

“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Pra, procesi i votimit do të zhvillohet në 16 Ambasada dhe 14 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues”, tha Elezi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...