14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Nëshkruhet marrëveshje për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down

Në prag të 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Turke për bashkëpunim dhe Koordimim (TIKA) për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.

Ndërtimi i kësaj Qendre do të mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjension TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.

Kjo Qendër do të ofroje infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar,për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë, thuhet në njoftim./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...