24.1 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

New Deal Europe – Samiti i rinisjes së turizmit në Evropë 2021

Rritja e kërkesës, fluksi i rezervime, rezulatet e sukseshme të vaksinimit dhe kursime të larta po kontribuojnë që tregu i Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të jenë në fokusin primar të rinisjes së turizmit, sipas folësve të “New Deal’s Europe Destination” dhe “Media Summit”.

New Deal Europe është platforma e vetme e tregut të udhëtimeve kushtuar gjenerimit të biznesit në rajonin e Ballkanit.

Bordet e turizimit në rajonin e Ballkanit ishin të ftuar në një takim me mediat për të dëgjuar nga gazetarë me eksperiencë në fushën e turizmit në lidhje me sjelljen e konsumatorëve dhe gatishmërinë e destinacioneve turistike për të pritur vizitorë.

Robert Dee bashkëthemelues i “New Deal Europe” nisi sesionin me një thirje për bordet e turizmit që t’i përditësojnë planet e tyre të marketingut duke marë parasysh zhvillimet e fundit në botë.

Ai deklaroi se këto plane u formuan në vitin 2020 pasi shtetet po hynin në valën e dytë të pandemisë dhe bazoheshin në rezulatet e tyre të vitit 2020 të cilat u drejtuan drejt turizmit vendas apo vizitorë nga vendet fqinje.

Sidoqoftë, procesi i suksesshëm i vaksinimit në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar e cila ka vaksinuar kryesisht një të tretën e popullsisë kryesisht të moshës mbi 55 vjeç të cilët kanë më shumë kohë dhe të ardhura dhe gjithashtu kanë një prirje të lartë për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme, kjo duhet te merret parasysh dhe të jetë në fokusin e të gjithëve.

Fluturimet po rinisin, linja të reja ka pothuajse çdo ditë për destinacione të cilat kanë pohuar se do pranojnë turistë nga Britania dhe çdo njoftim i ri pozitiv çon në rritje të rezervimeve, kështu ai pyeti nëse kishte një shkëputje në mes planeve dhe realitetit aktual.

Analizave të tij i dhanë peshë dy folësit nga Britania, Katie McGonagle, redaktore e Features and Supplements në Travel Weekly UK dhe Lee Hayhurst redaktor i Travolution, të cilat pohuan se lajmet pozitive ndikojnë në nxitjen e kërkesës.

McGonagle dha një rezyme të qartë të “Rruga jashtë Lockdown (mbylljes)” të qeverisë Britanike e cila në vetvete rezultoi me një fluks në rritje të rezervimeve sapo ishte shpallur në datën 22 Shkurt.

Ajo theksoi datën 12 prill si datën kryesore pasi kjo ishte data e startimit për disa njësi akomoduese të cilët mund të rihapeshin dhe kur taskforca e Turizmit do raportojë tek qeveria mbi progresin dhe shpresojnë që të konfirmojnë datën 17 maj si datë kur udhëtimet jashtë vendit do rinisin.

“Interesi për vendet si Greqia, Qipro, Turqia, Spanja dhe Portugalia të cilat janë të gatshme të pranojnë turistë nga Britania qoftë me vaksinë ose çertifikatë testimi ndihmon në kthimin e besimit ndaj Britanisë”-tha ajo.

“Sentimenti i konsumatorit lëviz shumë shpejt për momentin dhe ofron një mundësi reale për rajonin e Ballkanit pasi njerëzit mund të mos jenë në gjendje të arrijnë në destinacionin e tyre të zakonshëm. Kjo mund të bëhet më e njohur në tregun Britanik pasi relativisht ende është i pazbuluar.”

Ajo inkurajoi bordet e Turizmit që të bashkëpunojnë me agjentët dhe mediat turistike të cilave u mungon njohuria në lidhje me regjionin por përgjithësisht janë në gjendje të bëjnë akoma trajnime. Ajo citoi disa shifra që thonë se 49% e turistëve të moshës mbi 50 vjeç planifikojnë të përdorin agjentët turistik këtë vit, krahasuar me 36% të cilët e shfrytëzuan këtë gjë në vitin 2020, si dëshmi se lufta për rimbursime për udhëtimet e anuluara vitin e kaluar ka shtyrë konsumatorin drejt rezervimeve nëpërmjet këtyre agjentëve.

Në të vërtetë rezervimet tashmë kanë filluar dhe 21% e rezervimeve të bëra në javën e parë të marsit janë për qershor, korrik dhe gusht të këtij viti, ndërsa 49% e rezervimeve janë për vitet 2022/23.

McGonagle sugjeroi se “ekziston absolutisht një mundësi për të depërtuar në atë treg, për të tërhequr sa më shume turistë gjatë verës, por gjithashtu për të qenë sa më largpamës në mundësitë që do ofrojë viti 2022/23”.

Tregu i “The New Deal Europe” në 12 prill është mundësi e shkëlqyer për të arritur të gjitha këto mundësi biznesi, kujtoi edhe një herë Dee.

Daniel McCarthy kryeredaktor i “Travel Market Report” me seli në New York tha se ai po sheh gjëra të ngjashme për SHBA-në me një optimizem të madh i cili është rezultat i një vaksinimi të suksesshëm dhe një situatë pozitive ekonomike. Vaksnimi me dozën e parë të vaksinës është duke përfunduar “më mirë se sa pritej, mesatarisht më shumë se 2 milionë doza në ditë, diku dyfishi i asaj që shpresonim”-tha ai.

Vlen për t’u përmendur fakti se amerikanët tashmë kanë më shumë kursime se asnjëherë, me $3.9 trilion kursime krahasuar me $1.38 trilion para pandemisë, bazuar në një raport të fundit të “American Express” McCarthy tha se këto fonde të “ditëve me shi” do të përdoren për udhëtime dhe eksperienca të reja.

Po i njëjti raport tregon se 80% e udhëtareve kohën e lirë dëshirojnë ta shfrytëzojnë për udhëtime në vitin 2021 dhe pritshmëritë e tij janë që udhëtimet të rinisin shumë shpejt brenda vitit ndërsa shtetet po zbusin masat. Udhëtimet ndërkombëtare do të rinisin ndërsa njerëzit po mësohen të japin prova të vaksinimit nëpër aeroporte, thotë ky raport.

Ai gjithashtu bëri të qarte se udhëtaret e “kohës së lirë” do të drejtojnë rinisjen e turizimit  dhe do të duhet shumë kohë që udhëtimet që kanë të bëjnë me biznes të kthehen në numrat e mëparshëm.

Ai gjithashtu këshilloi se ‘lista’ e udhëtimeve të dëshiruara po ngriten, me fluturime të shitura menjëherë duke bërë që rajoni i Ballkanit të vendoset bindshëm në këtë kategori listash duke parë një potencial nga tregu amerikan. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...