11.6 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

New York: Kurti takon ndaras Plenkovic dhe Al Nahyan

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në New York me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon.

Kurti ka thënë se me Plenkovic kanë folur edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe mbrojtje.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit me Kroacinë.

Gjithashtu kryeministri, Albin Kurti, u mirëprit nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.

Ai e njoftoi ministrin arab edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit tonë drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...