19 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Nga 10 qershori fillon java e dhurimit vullnetar të gjakut në Pejë

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës ka njoftuar qytetarët se nga 10 qershori do të fillojë java e dhurimit të gjakut, ndërkaq mbaron më datë 15 të këtij muaji.

Shefja e Njësisë së Transfuzionit në Pejë, Dr. Rrezarta Dresha-Berisha, i ka deklaruar ‘RADIO 1’ se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet.

Dr. Dresha-Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të dhurojnë gjak të kryejnë siç e quan ajo këtë akt human, që shpëton jetë.

“Njësia e Transfuzionit në Pejë është përgatit në të gjitha aspektet për javën e dhurimit të gjakut, dhe ju bëjmë thirrje gjithë personave që mund të japin gjak të vijnë e ta bëjnë këtë akt human që shpëton jetë njerëzish”, ka thënë Dresha-Berisha.

Vlen të përmendet se Njësia e Transfuzionit është e hapur nga ora 07:00-14:00 gjatë javës së ardhshme, ndërsa më datën 14 qershor në Ditën botërore të dhurimit të gjakut punohet nga ora 07:00-18:00./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...