6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Nga 18 shkurti pritet të ndërrohet sistemi i testimit për patentë shofer në Kosovë

Javë më parë është raportuar nga disa autoshkolla në rrjete sociale se do të ndryshohen pyetjet në testet për patentë shofer në Republikën e Kosovës.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ka konfirmuar këtë ndryshim.

Nga MMPHI bëjnë të ditur se ky sistem i ri testimit për kandidatët që do të hynë në testim për patentë shofer në kategorinë B do të ketë ndryshime në pyetjet e përditësuara dhe të një formati të ri të testit.

“Do të implementohet një sistem i ri testimi për të gjitha kategoritë, që përfshin pyetje të përditësuara dhe një format të ri të testit. Ky sistem synon të përmirësojë procesin e testimit dhe të sigurojë që kandidatët të kenë njohuri të përditësuara mbi rregullat e trafikut dhe sigurinë rrugore. Me publikimin e doracakut zyrtar, kandidatët kanë një burim të standardizuar për përgatitje, duke mundësuar një qasje më të strukturuar dhe të unifikuar në mësimin e materialit të nevojshëm për provimin e patentës së shoferit”, thuhet në përgjigjen e MMPHI. /Njeshi/

Tutje Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thekson se ky sistem  pritet të hyjë në fuqi nga 18 shkurti.

“Doracaku u publikua në maj 2024 dhe është në dispozicion për kandidatët dhe Autoshkollat që nga ajo kohë. Sistemi i ri i testimit për kategorinë B është planifikuar të hyjë në fuqi më 18 shkurt 2025. Doracaku mbulon të gjitha kategoritë e patentë shoferit, përfshirë kategoritë A, B, C1, C dhe D. Kjo do të thotë se të gjitha këto kategori përfshihen në materialin e ri dhe do të ndyshohen”, bën të ditur MMPHI. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...