15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Nga 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit me nga 30 ditë ndaj Arijan Kryeziut, Visar Qugovcit dhe Agon Misini bazuar në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, mbrëmë edhe të dyshuarit tjetër, të miturit Rexhë Tafaj, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. 

Në gjykatore, tre të dyshuarit u sollën mëngjesin e sotëm, për t’u mbajtur  kështu seanca e parë dëgjimore, për personat që u sollën nga Siria në Kosovë.

Ahmet Tahiri, avokat i Arijan Kryeziut, tha se e kundërshtojnë kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Ne si mbrojtje normalisht e kundërshtuam këtë kërkesë për faktin se nuk janë përmbushur elementet e parapara me nenin 1 të Republikës së Kosovës, përfundoj tashmë seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe po presim vendimin.  Kushtet e veçanta, si vendbanimi, identitet i të pandehurit, rrezikshmëria e veprës penale”, tha ai.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të klientit të tij, avokati Tahiri tha se ajo duket që është mirë.

I pyetur se a është shprehur i penduar klienti i tij, Tahiri tha se Arijan Kryeziu gjatë seancës dëgjimore kishte zgjedhur të mbrohet në heshtje.

“Klienti im është mbrojtur në heshtje”, tha ai.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar kontrollet mjekësore në qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

Ekipi i KosovaPress-it ka vizituar këtë qendër, ku në oborrin janë parë të lozin  vetëm fëmijët, ndërkaq të rrallë janë familjarët të cilët vinin aty.

Shteti i Kosovës kishte arritur të kthejë të shtunën në mëngjes 110 qytetarë që ishin duke qëndruar në zonat e konfliktit në Siri.

Në mesin e tyre, katër burra, 32 gra dhe 74 fëmijë. Katër burrat dyshohet se kishin marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të Shtetit Islamik. Operacioni i institucioneve të Kosovës ishte i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...