21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

David Cameron është shprehur në mbështetje të sulmeve të Ukrainës kundër objektivave ruse duke përdorur armët britanike. Nga kryeqyteti ukrainas, sekretari britanik tha se është vendimi i Ukrainës se si t’i përdorë armët dhe “ka të drejtë absolute” t’i kundërpërgjigjet sulmeve nga Rusia.

Siç raportohet, Britania e Madhe ka furnizuar Ukrainën me pajisje me vlerë miliarda paund, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Për sa i përket asaj që bëjnë ukrainasit, është vendimi i tyre se si t’i përdorin ato armë, ata po e mbrojnë vendin, ata u pushtuan ilegalisht nga Putini andaj duhet t’i ndërmarrin këta hapa”, tha Cameron.

“Por le të jemi absolutisht të qartë, Rusia ka nisur një sulm në Ukrainë dhe Ukraina ka plotësisht të drejtë për t’iu kundërpërgjigjur”, shtoi sekretari.

I pyetur nëse kundërsulmi përfshin objektiva brenda Rusisë, Cameron tha: “Ky është vendimi i Ukrainës”.

“Ashtu si Rusia që po godet brenda Ukrainës, edhe Ukraina e ndjen nevojën për t’u mbrojtur”.

Ndryshe, David Cameron vizitoi Ukrainën pasi qeveria britanike njoftoi të paktën 3 miliardë paund në vit mbështetje ushtarake për ushtrinë ukrainase.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës së tij ai u takua edhe me presidentin Volodymyr Zelensky.

Paketa e 3 miliardë paundëve do të përfshijë bomba të drejtuara me saktësi, raketa dhe pajisje që ia mundësojnë ukrainasve rrëzimin e dronëve dhe raketave ruse.

Gjithashtu, sekretari konfirmoi edhe një paketë tjetër 36 milionë paundëshe, 20 milionë prej tyre fonde emergjente pas sulmeve të fundit në infrastrukturën e Ukrainës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...