Tarifat e romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe
Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti, thotë për Radion Evropa
e Lirë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.
Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.
Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
]]>