18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Nga nëntoka shqiptare u nxorën gati 900 mijë tonë naftë gjatë vitit të kaluar

Nga nëntoka shqiptare vitin e shkuar u nxorën gati 900 mijë tonë naftë. Kjo sasi do të ishte e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e vendit, por ajo shkoi në eksport për shkak se nuk kemi më rafineri. Rrjedhimisht qytetarët po përballen me çmime të larta.

Vitin e shkuar nga nëntoka shqiptare u nxorën mbi 891 mijë tonë naftë bruto. Në raport me 2022-shin, sasia e naftës së prodhuar në vend ka mbetur thuajse e njëjtë, ndërsa është zgjeruar me rreth 200 mijë  tonë krahasuar me 2021-shin.

Naftë kemi, por nuk e përpunojmë dot! Nga nëntoka shqiptare

Të dhënat nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave tregojnë për të plotësuar të gjitha nevojat, vitin e shkuar u importua nga jashtë një sasi prej 614 mijë tonësh, ndërkohë që në vend u prodhuan gati 900 mijë tonë.

Naftë kemi, por nuk e përpunojmë dot! Nga nëntoka shqiptare

 

Pra nëse nafta do të ishte përpunuar vend, Shqipëria jo vetëm që do mund të plotësonte të gjitha nevojat e veta, por do i tepronte edhe për eksport. Në mungesë të një rafinerie, qytetarët po paguajnë shtrenjtë lëndën djegëse, Mesatarist një litër naftë në pikat e karburanteve kushton 177 lekë. Po aq shitet edhe benzina, ndërsa gazi po tregtohet për 59 lekë.

Naftë kemi, por nuk e përpunojmë dot! Nga nëntoka shqiptare

“Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë”, thonë për A2 drejtuesit e mjeteve.

Sipas përllogaritjeve të Institutit të Statistikave, vlera e naftës bruto të prodhuar në vend vitin e shkuar shkon në gati 40 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro.

Naftë kemi, por nuk e përpunojmë dot! Nga nëntoka shqiptare

Pjesa më e madhe e saj shkoi në Francë Gjermani, Itali, Maltë, Spanjë dhe Britani e Madhe.

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...