Spitali i përgjithshëm i Pejës ka marrë një vendim të ri.
Sipas njoftimit të këtij spitali, nga nesër vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.
Ky rregull ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Vizitat lejohen vetëm nga ora 13:00 – 14:00 gjatë ditës dhe 21:00 – 21:30 gjatë natës”, thuhet në njoftim.