14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për krime lufte ndaj civilëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J, të gjithë të dyshuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje Krime lufte kundër popullatës civile.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se gjyqtari i procedurës paraprake u ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, paraqet rrezik që të njëjtit të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, po ashtu mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati, andaj gjyqtari i procedurës paraprake vlerësojë se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar në këtë çështje juridiko – penale.

Të pandehurit D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J dyshohen se në bashkëkryerje të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe më datë 05.04.1999 në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuan popullatën civile shqiptare, si dhe kishin shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...