8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Nga një muaj paraburgim për dy shoferët e garës tragjike me vetura në Prizren ku mbetën të vdekur tre persona

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve lidhur me rastin në Prizren, ku si pasojë e garës mes dy veturave, tre këmbësorë gjetën vdekjen.

Lajmin e ka konfirmuar për media , zëdhënësi i ksaj gjykate, Marcel Lekaj.

Të shtunën rreth orës 23:00 dy persona në autostradën “Ibrahim Rugova” po garonin me njëri-tjetrin, derisa një nga ta e humb kontrollin mbi veturën dhe si pasojë godet personat që ishin duke xhiruar me telefona garën, ku dhe mbesin të vdekur tre të rinj nga Gjakova.

Dy nga tre viktimat u raportua se ishin futbollistë të ekipit “KF Gjakova”, ku dielën në mëngjes pati edhe një reagim nga vet klubi.

Lidhur me rastin pati reagime të shumta, derisa u kërkua që organizime të tilla të ndalen menjëherë dhe dënimet të ashpërsohen./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...