17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Nga një muaj paraburgim për Salih Sekiraqën dhe katër të dyshuarit tjerë për vrasjen në Aktash

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Salih Sekiraqës, Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës dhe Fatos Abazit të cilët dyshohet se u përfshinë në rastin e rëndë që tronditi Prishtinën, ku pas një përleshjeje me armë mes familjeve Sekiraqa dhe Capave, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila tha se gjyqtari i procedurës paraprake u ka caktuar të dyshuarve nga një muaj paraburgim.

Të dielën e 1 shtatorit, breshëri plumbash mes dy grupeve, mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi konfirmoi të hënën për Gazetën Online Reporteri.net se dy familjet kanë qenë të përfshirë edhe në një konflikt tjetër në muajin mars, ku një person atë kohë kishte mbetur i plagosur, anëtar i familjes së Capave.

Në mesin e të plagosurve, qysh natën kur ndodhi përleshje, Gazeta Online Reporteri.net raportoi se ishte i përfshirë edhe Salih Sekiraqa.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë në rrugën “Gazmend Zajmin” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Prokuroria dje tha se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, e të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...