21 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

Nga një muaj paraburgim për shtatë të dyshuarit që morën pjesë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje në bashkëkryerje”.

Shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se ekziston rreziku se me gjetjen e tyre në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek i dëmtuari N.R., po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale apo vepra të ngjashme penale”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J. dhe D.T. dyshohen se me datë 23.02.2021 rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, derisa i dëmtuari N.R. ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin, ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast të dëmtuarit N.R. i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...