18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Nga Peja në New York: “Sfidat dhe jeta në qytetin që nuk fle asnjëherë!”

Në New York jetojnë një numër i madh i shqiptarëve. Ata kanë emigruar ndër vite, e sidomos në shekullin e kaluar. Por numri është rritur edhe më shumë para e pas luftës në Kosovë.

Sot pa modesti shqiptarët në përgjithësi i japin dhe i marrin këtij qyteti madhështor ngjyrat që i takojnë. Një pjesë e mirë e tyre jetojnë në Bronx, por edhe në vendet e tjera. Nëse i ndajmë, ka shumë nga Peja.

“Në New York nis ëndërra amerikane” thotë Veton Hasani nga Peja. Ai ka 5 vite që jeton në Yonkers dhe është përshtatur jashtëzakonisht mirë me kulturën dhe gjithçka tjetër. Ai shton se me punë të ndershme dhe qytetari e përfaqësojm vetën e vendin dinjitetshëm, shkruan Njeshi.

“Po besoj se të gjithë pajtohen se New Yorku të bënë për vete. Të jep shumë mundësi dhe këto duhet ti shfrytëzosh. Me punë e ndershmëri arrihen e plotësohen ëndërrat. Nga familja ime jemi gjenerata e parë që kemi ardh e ndalesa parë ka qenë Yonkers, aty ku për mua ka nis gjithçka.”– thotë Vetoni.

“Si çdo fillim nuk është i lehtë. Vjen nga një vend i vogël në një tjetër botë krejtsisht. Por qëllimi nuk të lënë të kthehesh prapa. Sot jetoj nga profesioni dhe jam i lumtur. Por një gjë më mungon është vendlindja pasi ka disa vite që nuk kam e kam parë.” -shton Edonis Zhara poashtu nga Peja.

Vetoni dhe Edonisi nuk jetojn larg njëri tjetrit. Të dy punojnë në punë të ndryshme. Njëri ushtron profesionin e berberit, tjetri si kontraktor ndërtimi. Por që kanë zënë vendin e hapin e parë në Amerikë. Ngjashëm ka vite që nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë. E njejtë kanë ëndërra të mëdha në qytetin që asnjëher nuk fle.

“Jam përshtatur e integruar mirë. Mundohem të kontribuoj e të ju flas të tjerëve për vendin nga vijë. Ne jemi puntorë dhe kemi shumë ambicie e kjo pelqehet nga amerikanët. Ky vend më ka dhënë shumë, nëse punon të shpërblehet e objektivat arrihen me sakrificë e punë të pandalshme.”thotë Krenar Dashi.

Krenari aktualisht është ‘kapiten’ në Prince Caffe House në New York. ‘Prince’ është “pikëndalesë” e shqiptarëve në -Arthur Avenue-, ka krijuar identitet në komunitet. Punëson të ri dhe në të njejtën kohë është udhërrëfyes për sapo të mbrriturit në vendin e mundësive.

“Patjetër që duhet ndihmuar njëri-tjetri e kemi në kulturën tonë. E sidomos ti japim dorën atyre që kanë ardhë rishtazi. Ne e dijmë se si është viti i parë në këtë vend. Prandaj edhe mundohemi të ju lehtësojmë qëndrimin, e ti ndihmojmë për punë” – tregon Fitim Shala.

Ai ka krijuar një kompani që merret me renovime të shtëpive e puna e tij lavdërohet nga vendësit.

Përmes lotarisë amerikane, vitin e kaluar në New York janë vendosur edhe çifti i ri poashtu nga Peja, Blend Haxhiajdini dhe Vanesa Gjuka-Haxhiajdini.

“Amerika është ëndërra e shumë njerëzve. Ne jemi fitues të lotarisë dhe ëndrrën po e ndjekim. Të vështirën – lehtë na kanë bërë bashkqytetarët tanë. Dhe për këtë jemi shumë falenderues. Të njejtën gjë edhe ne do ta bëjmë me ata që do të vijnë në New York e që kanë nevoj për ndihmen tonë. Tash kemi filluar punën dhe në përgjithësi jemi shumë të kënaqur” – thonë Blendi me Vanesën.

Berdyl Bukleta, poashtu nuk ka shumë vite që është zhvendosur në New York. Ai thotë se prioritet për të rinjtë duhet të jetë shkollimi. Përmes dijës rruga lehtësohet. Dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk duhet harruar vendlindja thotë ai.

“Për të rinjtë padyshim që shkollimi duhet të jetë parësor. Sakrifica është e madhe por edhe mundësit janë të mëdha. Nuk duhet harruar vështirësit dhe vendin nga vjen. Sidomos gjuhën, atë duhet ta ruajm e ta trashegojmë. Kjo është rruga më e bukur drejt ëndërrës amerikane” – këshillon për fund, Bukleta.

Emigrantët shqiptarë në SHBA kanë lënë gjurmë e përshtypje pozitive si komunitet. Të njejtën gjë po e bëjnë edhe sot. Me punë të ndershme e të palodhur. Kanë arritur të gjejnë veten e kanë shënuar suksese. /Njeshi/

Shkruan: Festim Topalli

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...