8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Nga Rinasi drejt Gjermanisë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar, pjesë e bandës së Pëllumb Pacramit

Një shtetas shqiptar, pjesë e bandës së Pëllumb Pacramit (i arrestuar) është vënë në pranga në Gjermani.

Sipas medieve italiane, i arrestuari ishte një nga më të besuarit e Briken Ndrekës, nipi i “shefit”, Pëllumb Pacramit.

Sot, pas një tentative për tu arratisur në Gjermani, ai ra në pranga.

I shoqëruar nga policia gjermane e Bundespolizeit, 29-vjeçari mbërriti në aeroportin e Fiumicino dhe iu dorëzua organeve të drejtësisë pas urdhër-arrestit evropian të lëshuar nga gjykata e apelit në Romë.

Shqiptari ishte nisur nga Rinasi drejt aeroportit të Karlsruhe/Baden-Bade ku dhe u arrestua nga policia gjermane.

Krahu i djathtë i Briken Ndrekës, është një nga 12 të akuzuarit për trafik droge.

Shkatërrimi i bandës

Një operacion antidrogë i autoriteteve italiane më 9 nëntor 2023, ka çuar në pranga 12 persona, italianë dhe shqiptarë.

Të arrestuarit dyshohen për aktivitete të zgjeruara kriminale, përfshirë transport kokaine në sasi të mëdha dhe lidhje me grupin e njohur italian Ndragheta.

Për transportin e lëndës narkotike nga Amerika Latine në Kalabri, grupi shqiptaro-italian kishte në dispozicion një avion privat dhe pilot profesionist.

Sipas mediave italiane në krye të grupit qëndronte shtetasi shqiptar i identifikuar si Pëllumb Pacrami 49-vjeç, e po ashtu rol me rëndësi kishte edhe një një grua shqiptare Marian P. 45-vjeç, e cila njihej me pseudonimin “Rosi Abate” personazh i njohur i një seriali italian që ka në fokus mafian në Palermo.

Pëllumb Pacrami i cili është arrestuar tashmë për trafik droge ka qenë i burgosur më herët për disa krime në Itali edhe për tentativë vrasje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Grupi kriminal u zbulua në vitin 2022 në kuadër të një tjetër operacioni të madh anti-Ndragheta.

Fill në atë moment nisi përgjimi i grupit shqiptaro-italian që trafikonte e tregtonte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia.

Në përgjime, Briken Ndreka nipi i 49-vjeçarit Pëllumb Pacrami, mburret para miqve të tij për forcën e të afërmit të tij, në trafikun e kokainës, ku ai kishte transportuar vetëm në një rrugë 30 kg kokainë, në ditë të vështira.

Ndreka flet gjithashtu për një tjetër xhaxha të fortë në Shqipëri i lidhur me persona të fuqishëm që veprojnë në Elbasan, të aftë për të importuar 300 kilogramë nga Kolumbia.

Anëtarët e grupit ishin ekspozuar së tepërmi në disa zona të Romës, duke blerë prona e lokale, e duke lëvizur me automjete super luksoze.

Operacioni i policisë italiane vjen në vijimësi të disa operacioneve të tjera ndaj grupit kriminal italian Ndragheta vitin e kaluar më të cilët shqiptarët kishin lidhje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...