Vullnetarët e rinj që do të jenë pjesë e misionit të Korpusit të Paqes në Kosovë, sot janë betuar në detyrën e tyre.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier u shpreh i lumtur që po mirëpret këta të rinj në Kosovë, duke thënë se mezi pret të shohë angazhimin e tyre.
“Ne mezi presim të shohim ndikimin e tyre ndërsa ata janë partnerë me shkollat, organizatat joqeveritare dhe zyrtarët komunalë anembanë Kosovës” shkroi Hovenier./Njeshi/