Në rajonin Kulp të Diabakirit në Turqi, kanë vdekë 7 përsona dhe 10 të tjerë janë plagosë si pasojnë e eksplodimit të një bombe të impovizuar e cila ishte e vendosur përskaj rrugës.
Sipas informacioneve që ka ofruar policia viktimat ishin banorë lokal ndërsa dyshohet se mjetin shpërthyes e kanë vendosë pjesëtarë partisë Punëtore të Kurdistanit.
Deri me tani nuk është thënë nëse ka të arrestuar, policia në anën tjetër ka marrë të gjitha veprimet për të arrestuar të dyshuarit.