20.9 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se qysh nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Sveçla theksoi se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, shkroi tutje Sveçla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...