3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Nga takimi i Komitetit për Politikë e Financa në Pejë

Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Pejës, ka zhvilluar takimin e rregullt në drejtimin e kryesuesirt të Kuvendit Rexhep Kurtbogaj.

Bëhet e ditur se në takim jan/ diskutuar e miratura 7 pikat e rendit të ditës ndër to edhe Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës së Kryetarit të Komunës mbi gjendjen ekonomiko-financiare të Komunës së Pejës.

Njoftimi i plotë:

‘Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës, i kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj mbajti sot takimin e parë për vitin 2024, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

 Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të KPF-së dt. 18.12.2023.

 Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës së Kryetarit të Komunës mbi gjendjen ekonomiko-financiare të Komunës së Pejës.

 Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi planifikimin e Prokurimit për vitin 2024.

 Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës së Kryetarit të Komunës për Planin e Punës së ekzekutivit për 2024.

 Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi raportin vjetor të Komunës se Pejës për vitin 2023.

 Shqyrtimi dhe rekomandimi i Raportit të KKSB-së për vitin 2023.

 Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Shkurt 2024.’-thuhet në njoftimin e plotë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...