Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e V-të, të rregullt për vitin 2025 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës. Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe aprovimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026.
3.Shqyrtimi i raportit – informatës mbi zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Komunën e Pejës.
4.Shqyrtimi i raportit – informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së.
5.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
6.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit./Njeshi&ZIP/