31.2 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Ngacmimet seksuale në shkolla: Profesori kërcënon gazetarin e ‘Radio-Star’, Arbresh Salihu

Gazetari i ‘Radio Star’ Arbresh Salihu është kërcënuar nga profesori B.S, emër i njohur për redaksinë.

Gazeta Nacionale para disa muajsh kishte publikuar disa video për ngacmimet seksuale në shkollat e Gjilanit.

Në njërin rast ishte pikërisht profesori B.S, njëri nga të akuzuarit nga njëra nga nxenëset për ngacmim seksual.

Gazetari Salihu, kishte publikuar në portalin ku punon ”Radio Star”, një shkrim për problematikën e ngacnimeve seksuale në shkollat e Gjilanit, e kjo duket se u bë shkas që profesori ta kërcënoj Salihun.

Nacionale merr vesh se B.S, përmes telefonit, në mënyrë verbale e ka kërcënuar dhe fyer gazetarin Salihu. Madje jo vetëm kaq, B.S, ka shkruar edhe mesazhe kërcënuese ndaj gazetarit./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...