15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Ngacmimet seksuale në UP, ORCA: Qeveria të marrë veprime konkrete, të mos derdhë lot krokodili në rrjete sociale

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka cilësuar si një tronditje vendimin e djeshëm të Rektoratit dhe Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për pezullimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Në reagimin e lëshuar përmendet neni 11 dhe pika e shtatë e Rregullores së UP-së ku thuhet: “Universiteti i Prishtinës do të zbatojë masat dhe procedurat disiplinore për rastet e ngacmimit dhe ngacmimit seksual, pavarësisht nga zhvillimi i procedurës penale për rastin e njëjtë”.

Pos kësaj, ORCA doli me thirrje dhe inkurajim ndaj studentëve: “ORCA inkurajon studentet e ankuara dhe organizatat që po i mbështesin ato që vendimin ta sfidojnë me apelim si dhe në gjykatën administrative për ta shfuqizuar atë”.

“Në anën tjetër, ORCA u bën thirrje të gjitha grupeve për mobilizim dhe përdorim të metodave të mosbindjes qytetare siç janë paraparë me konventa, ligje dhe Kushtetutë të Kosovës, për të rritur trysninë deri në marrjen e vendimit meritor”.

Sipas ORCA-s, Qeveria duhet qartë dhe pa metafora të përcaktohet nëse është në krah të grave dhe vajzave duke marrë veprime konkrete për të mos lejuar universitetin të shkojë në një drejtim të errët, “e të mos derdhë lot krokodili në rrjete sociale sa herë që gratë vriten mizorisht”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...