9.5 C
Pec
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Ngjarja që tronditi mbrëmë Prishtinën, dorasi e viktima janë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar Agon Myftari

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në mbrëmje jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se theri për vdekje me thikë vëllain e tij, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Myftari, ku ndodhi krimi i rëndë dhe humbi jetën Auroni, ndërsa i dyshuar është vëllai i tij, Genti.

Të dy raportohet të jenë vëllezër të regjisorit kosovar Agon Myftari.

Në emrër të familjes, Agoni ka kërkuar mirëkuptim nga mediat që të mos spekulohet për rastin e vdekjes së Auron Myftarit, anëtarit të familjes i cili dyshohet se u vra nga vëllai i tij, Gent Myftari.

Ai ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Arbëri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...