13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

“Ngjarje e rëndë dhe tejet pikëlluese”, Konjufca reagon për vrasjen e policit Lika!

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vrasjen e policit kosovar, Muhamed Lika, që ndodhi dje në Kaçanik.

“Shumë i pikëlluar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe tejet pikëlluese, ku u qëllua për vdekje një zyrtar policor i Kosovës, i cili deri dje ishte në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e mundur, në mënyrë që autori apo autorët e këtij krimi të vendosen përballë drejtësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e rreshterit Muhamed Lika, të cilët duhet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...