20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Ngjarje e rëndë në Gjermani, 19 vjeçari vrau prindërit dhe vëllain si dhe plagosi motrën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain dhe prindërit e tij dhe plagosi rëndë motrën. Sipas policisë gjermane në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.

Vrasësi ka nënshtetësi gjermane dhe italiane. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë dhe duhet të dalë para gjyqtarit gjatë ditës, i cili duhet të vendosë masën e paraburgimit./Njeshi&Albinfo.ch/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...