0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Ngordh në moshën 57-vjeçare Lolita, një nga balenat orka më të vjetra në botë

Një nga orkat më të vjetra që jetonte në Akuariumin e Detit të Miami që nga viti 1970, ngordhi në moshën 57-vjeçare.

Lolita thuhet se ka ngordhur nga sëmundja e veshkave, raportoi CNN.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë bërë fushatë për vite me radhë për lirinë e saj dhe kanë thënë se ajo duhet të kthehet në Paqësorin Veriperëndimor.

Sipas raporteve të mëparshme, 57-vjeçarja Lolita supozohej të lëshohej përsëri në oqean.

Në natyrë, orkat mund të jetojnë deri në 90 vjet, por në robëri cilësia e tyre e jetës bie ndjeshëm, kështu që mesatarisht ato jetojnë midis 10 dhe 45 vjet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...