23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Ngritet aktakuzë kundër tetë personave në Prishtinë, dyshohen për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu, prokuroria njofton se i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...