15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Ngritet aktakuzë ndaj një kosovari për krime kundër njerëzimit të kryera në Siri e Irak

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj  një shtetasi të Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Krim kundër njerëzimit” dhe “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar”.

Sipas aktakuzës këto vepra dyshohet se u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit ‘’Yazzid’’ gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017.

PRSK-ja njofton se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, nga neni 147, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafët 2.6 dhe 2.23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale, këto vepra u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit ‘’Yazzid’’ gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017 dhe se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.  /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...