12.1 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Ngritja e aktakuzës për Banjskën, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë.

Siç raporton REL, Hill ka thënë se SHBA-të angazhohen që sulmuesit të thirren përgjegjësi dhe se qëndrimi amerikan ka kohë që është i njohur.

Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë Milan Radoiçiqin, të cilët ishin pjesë e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, shtatorin e vitit të kaluar.

Qeveria e Kosovës e cilësoi këtë sulm si terrorist.

Në një sulm në Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Milan Radoiçiq, një ish politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet të jetë në Serbi, mori përgjegjësinë për sulmin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...