34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Ngritja e temperaturave, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve kur po shënohen temperatura të larta.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, MSH apelon që të ndiqen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, u bëhet thirrje të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00, e po ashtu të konsumojnë sa më shumë ujë.

Sipas parashikimit të meteorologëve, ditën e premte dhe të shtunë vala e nxehtësisë parashihet të arrijë kulminacionin, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 37 gradë Celsius, e lokalisht mund të shkojnë deri në 38 e 39 gradë Celsius.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...