26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Ngrohja globale, vjen paralajmërimi për pesë vjetët e ardhshëm

Një raport i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) të mërkurën tregoi se temperatura mesatare vjetore e planetit ka gjasa 80% të tejkalojë përkohësisht pragun 1.5 C mbi nivelet para-industriale në pesë vjetët e ardhshëm.

Temperatura mesatare globale afër sipërfaqes për çdo vit midis 2024 dhe 2028 parashikohet të jetë midis 1.1 dhe 1.9 gradë Celsius më e lartë se vlera bazë e viteve 1850-1900, thuhet në raportin e agjencisë së motit të OKB-së.

Temperaturat në të paktën një nga këto vite ndoshta do të vendosin një rekord të ri, duke mposhtur 2023, aktualisht viti më i ngrohtë i regjistruar, nënvizon raporti.

Raporti tha se kishte një shans 47 për qind që mesatarja e temperaturës globale gjatë periudhës pesëvjeçare të kalojë 1.5 gradë Celsius mbi epokën para-industriale, një rritje 32 për qind nga raporti i vitit të kaluar për 2023-2027.

Komuniteti shkencor ka paralajmëruar se ngrohja prej më shumë se 1.5 gradë Celsius rrezikon ndikime të rënda të ndryshimeve klimatike dhe ngjarje ekstreme të motit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...