34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Ngushtohet orari i Reduktimeve të ujit në Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka njoftuar se përkundër sfidave serioze me furnizim, si pasojë e rritjes së kërkesës për ujë, shkaku i ngritjes së temperaturave dhe rënies së sasisë në burime si dhe keqpërdorimeve të shumta të ujit për pije, ka arritur që të ngushtojë orarin e reduktimeve të ujit., nga 10 orë s aka qenë, në 6 orë.

‘Nga sot reduktimet e ujit, në fshatrat e Lugut të Leshanit, Terstenikut dhe ato në zonën e Gorazhdecit, reduktime do të kenë nga ora 07:00 deri në ora 13:00.’-thuhet mes tjerash në komunikatën nga Zyra për Media e kësaj kompanie.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR PEJËN – NGUSHTOHET ORARI I REDUKTIMEVE

Përkundër sfidave serioze me furnizim, si pasojë e keqpërdorimeve të shumta të ujit për pije, rritjes së kërkesës për ujë, shkaku i ngritjes së temperaturave dhe rënies së sasisë në burime, NJOFTOJMË konsumatorët e Pejës, se VAZHDOJNË reduktimet e ujit për pije në zonat, ku po aplikohen nga data 19.06.2024, porse nga sot 21.06.2024 me ORAR TË NGUSHTUAR nga ora 07:00 deri në ora 13:00.

T’JA DALIM SË BASHKU!

Të nderuar konsumatorë, më poshtë e gjeni orarin e Reduktimeve të ujit për komunën e Pejës:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...