27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Nikçi i Prokurorisë së Pejës, konfirmon arrestimi e një personi për fajde në rajonin e Pejës

Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

‘Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale.’-thuhet mes tjerash në komunukatën e kaj prokurorie.

‘Ju bëjmë apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës.’-është thirrja e Prokurorisë së Pejës, lëshuar nga zëdhënësi i saj, Shkodran Nikçi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...