17.1 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Nikqi: Pas matjeve të para, sasia e Drogës në Pejë del të jetë mbi dy ton

E premjtja e 27 shtatorit, rezultoi të jetë tejet e suksesshme për Policinë dhe Prokurorinë e Pejës.

Në zonë malore midis dy fshatrave të Klinës u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës, e llojit “Kanabis Sativa”.

Pesha e saj llogaritet të jetë mbi 2 tonë, sipas organit të akuzës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, derisa janë identifikuar edhe persona të tjerë ku autoritetet po punojnë intensivisht për t’i kapur ata.

Prokuroria i ka siguruar fotografitë dhe emrat e të dyshuarve.

Për të rejat e megaoperacionit, ka folur zëdhënësi Shkodan Nikçi.

“Droga e sekestruarta del të jetë mbi dy ton, me gjasë pas matjeve përfundimtare do jetë  edhe më shumë se kaq. Pra, nga aksionin i datës 27 shtator, sasia dhe vlera e drogës rezulton dyfish më e madhe.”-tha Nikqi.

Ndryshe, siç raportoi ‘RADIO 1’ edhe në ditën e aksionit, ky megaoperacion u drejtua nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Ersan Qavolli./Njeshi&RADIO 1&KlanKosova.tv/

Dogana konfirmon aksion të përbashkët me ATK-në në dhjetë lokacione në Pejë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...