4.9 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Nimanbegu thirrje për protestë: Mos ta shndërrojmë Plazhin e Madh në beton

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, nëpërmjet një video mesazhi ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës nesër për mos privatizimin e Plazhit të Madh.

“Beteja jonë për mbrojtjen e Plazhit të Madh vazhdon. Kuvendi i Malit të Zi vazhdon nesër seancën ku tenton të bëjë marrëveshjen e cila është në kundërshtim me interesat tona. Prandaj ju ftoj masovikisht të mblidhemi para Kuvendit të Malitz të Zi dhe të mbrojmë së bashku perlën tonë, Plazhin e Madh”, ka thënë ai.

“Të mos lejojmë shndërrimin e Plazhit të Madh në zonë të betonizuar dhe të ‘geto’ – izuar”, ka thënë Nimanbegu.Ndërkaq deputetëve të cilët do të votojnë, kryetari u ka thënë se kanë përgjegjësi personale dhe të përjetshme me votën e tyre për këtë vendim.

Ky është reagimi e protesta e disa hershme e banorëve dhe OJQ-ve në Ulqin, të cilët po kundërshtojnë në mënyrë aktive dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, Eagle Hills/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...