34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Nimanbegun sot e pret Muhaxheri, Peja e Ulqini binjakëzohen

Në kuadër të manifestimeve dhe aktivteteve në shënim të 25 vjetorit të çlirimit të qytetit të Pejës nga okupatori serb, aktivitete që kanë filluar nga 12 Qershori, sot nga ora 10:00 Kryetari i komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu do të pritet në Pejë nga kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Vizita e sotme e Nimanbegut në Pejë, pason firmosjen e solemne të ratifikimit të marrëveshjes për binjakëzimin e komunës së Pejës me ate të Ulqinit.

Për ngjarjen ka folur vet nikoqiri, kryetari Muhaxheri.

‘Në ora 10:00 e pres z.Nimanbegu në Pejë, ndërsa në ora 11:00 në Kabinetin e kryetarit të komunës, do të nënshkruajmë në formë solemne ratifikimin e marrëveshjes për binjakëzimin e komunës së Pejës me ate të Ulqinit. Uroj qytetarët e komunës së Pejës me rastin e përvjetorit të çlirimit.’-tha mes tjerash Muhaxheri në prononcim për ‘RADIO 1’./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...