15.2 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Nis dëshminë dëshmitari i dytë – gjykatësi thotë se intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është duke vazhduar në Hagë. Pas përfundimit të dëshmisë nga dëshmitarja e parë e ZPS-së, ka nisur dëshminë dëshmitari i dytë W02652.

Dëshmitari fillimisht bëri betimin solemn.

Gjykatësi Charles Smith tha se intervistimi i dëshmitarit do të zgjasë pesë ditë.

“Fillimisht prokuroria do t’iu bëjë pyetje së pari e pastaj mbrojtja e viktimave dhe në fund mbrojtja e të akuzuarve. Prokuroria ka vlerësuar se i nevojiten 7 orë për të marrë në pyetje, mbrojtja e viktimave ka kërkuar vetëm 15 minuat, ndërkaq mbrojtja e të akuzuarave ka deklaruar se i duhen 12 orë për tu marrë në pyetje”, tha Smith.

Pas kësaj është kaluar në seancë të mbyllur për publikun. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...