6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së, e para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e kryesisë, e para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë mbledhje do të diskutohet pikërisht rreth rezultatit që ka arritur LDK-ja, në zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu, do të diskutohet edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të dalë në një konferencë për media.

Kujtojmë se nga rezultatet preliminare LDK është renditur si partia e tretë në vend.

Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve kishte reaguar kryetari i këtij sbujekti Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, edhe pse LDK nuk ka fituar zgjedhjet, rritja e votave për këtë parti, nga 12% në rreth 20%, është një arritje e rëndësishme dhe dëshmi e mbështetjes qytetare.

Duke folur për situatën e përgjithshme paszgjedhore, ai kishte deklaruar se ky rezultat nuk përbën një ndryshim të madh për Kosovën, pasi qytetarët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe ato duhen respektuar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...