15.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Nis pastrimi i shtretërve të lumenjëve, Ministri Aliu tregon cilët do të pastrohen fillimisht

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka nisur pastrimi i shtretërve të disa lumjenjve të vendit.

Aliu ka bërë me dije se fillimisht do të pastrohen Lumi Nerodime në Kaçanik, Lumi Toplluha, Velezha në Prizren, Sitnica e Gurishta në Vushtrri, Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë në Gjilan, Verbica, Qubreli, Runiku në Drenas dhe Skënderaj, Janjeva, Godanci, Sitnica në Lipjan, lumi Kamenica në Novobërdë dhe lumi Ibër në Laposaviq, shkruan Reporteri.net.

“Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!”, ka shkruar Aliu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...