Në Prishtinë po mbahet protesta e radhës e iniciativës “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.Protesta vjen pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.
Në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.Një ditë më parë Iniciativa “Asnjë cent ma shumë” ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave./EO/Njeshi/