10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Nis protesta në Prishtinë, marrin pjesë edhe familjarët e Liridona Ademajt

Ka nisur në Prishtinë protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Protesta e nxitur nga vrasja mizore e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit të mërkurën e 29 nëntorit, nisi me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.

Protestuesit përmendën emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

“Poshtë patriarkati” dhe “nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, ishin disa nga thirrjet tjera në protestë.

Sipas mediave nga  Prishtina  protestës pritet t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa të pranishëm janë parë edhe deputetë dhe përfaqësues të institucioneve./Njeshi&T7/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...