26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Nis Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama mikpret pjesëmarrësit

Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, po zhvillohet aktualisht ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit.

Po ashtu, në sheshin “Skënderbej” të ftuarit i presin dhe performanca me valle e muzikë shqiptare.

Ceremonia e mirëseardhjes në samit do të shoqërohet edhe nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Ndërkohë Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...