16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Nis seanca e Këshillit të Sigurimit ku Osmani do të përballet me Vuçiqin, këtu mund ta ndiqni LIVE

Ka nisur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

KËTU mund ta ndiqni live presidenten Vjosa Osmani/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...